Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava e ka pritur në aeroportin e Prishtinës, imamin e Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin shoqërues.
Bashkësia Islame këtë vizitë e konsideron të nivelit të lartë.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkepuntorë priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” imamin e Qabesë dr. Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin shoqërues”, ka shkruar BIK në njoftim.
Qabeja është vend i shenjtë për besimtarët myslimanë./Prishtinapress/