Këngëtarja kosovare, Albina Kelmendi dhe familja e saj, kanë arritur të shkojnë në finale në Eurovision.
Pas votimeve, ku kësaj radhe u bënë nga Kosova, Albina arriti finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, më 13 maj në Liverpool.
E duke mos harruar vëmendje mori edhe veshja e këngëtares e quajtur “IIlyrian Queen”.

Por kush u kujdes për veshjen e Albina Kelmendit në performancën e saj mbrëmë.
Për veshjen e Albinës, por edhe të familjes Kelmendi, mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, u kujdes disenjatorja Saime Buleshkaj.
