Në javën e parë të tetorit të 2018 të gjithë po flasin për UFC, kjo për shkak të përballjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Rusi fitoi ndaj irlandezit dhe për këtë u urua edhe nga shqiptari i UFC-së, Ilir Latifi, me të cilin edhe njihen.
Me këtë rast sportisti nga Kosova ka njoftuar edhe meçi i tij i ardhshëm në UFC është ndaj Corey Anderson.
Dyshja do të ndeshjen në kuadër të titullit ‘light heavyweight’ dhe do të mbahet në Las Vegas më 29 dhjetor.
Shqiptari 35 vjeçar n ë MMA ka 20 ndeshje në total, nga këto ka 14 fitore,5 humbje dhe një barazim.
Vlen të theksohet se Latifi në UFC garon si sportist i Suedisë.