1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ilir Deda garanton se s’ka viza as në 2017-ën

Liberalizim të vizave, nuk do të ketë sigurt as edhe vitin tjetër, deri sa për vitin 2018, mbetet një pikëpyetje e madhe. Kështu tha në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, deputeti i pavarur, Ilir Deda.

“Jo, s’ka për 2017-ën liberalizim. Këtë ta garantoj unë, që nuk do të ketë në vitin 2017 liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. E, për 2018-ën, mbetet një pikëpyetje e madhe”, tha Deda.
Deda gjithashtu tha se kontestimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është për dy mijë hektarë, dhe jo për tetë mijë hektarë, sa opozita ka paralajmëruar prej më shumë se një viti.
Deda nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë.
Për të gjitha këto, fajet Deda ja hedh institucioneve të Kosovës, duke shtuar se pikërisht janë ata që e humbën mundësinë e investimeve 400 milionëshe.
Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se aktualisht sistemi zgjedhor është më i mirë tani, se që po duhet ta bëjnë partitë më të mëdha. Madje, ai e ndërlidhë këtë si një veprim, që rrjedh nga frika nga Gjykata Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img