Klankosova.tv merr vesh se trajneri që me skuadrën e Ballkanit shkroi histori, më nuk do ta drejtojë ekipin nga Suhareka.
Nën drejtimin e tironsit, “Xhebrailat” fituan tre tituj të Kampionit në Kosovë, triumfuan në Kupë dhe Superkupë, derisa luajtën dy herë edhe në grupet e UEFA Europa Conference League, gjë që asnjë skuadër nga Kosova nuk e ka arritur asnjëherë, njofton Klankosova.tv
Veç humbjes nga Malisheva, trajneri shqiptar është përshëndetur me futbollistët dhe stafin teknik të suharekasëve.
Daja pritet që së shpejti ta nis punën si trajner i skuadrës së Dinamos në Tiranë.