Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Conference League, si mysafire e Viktoria Plzen.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se atyre i mongoi fati kundër Plzenit.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari te fort siç është Viktoria Plzen, ne nuk përfaqësojmë Kosovën si përfaqësuese por Ligën e futbollit të Kosovës, megjithatë ne do të vazhdojmë me këtë ritëm, kur përballesh me të tilla skuadra, ku pëson nga një episod ku ishte fati me kundërshtarin, besoj qe kam çka ju tregoj çunave pas kësaj paraqitje.”, tha Daja pas ndeshjes.