-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ilir Daja i kënaqur me barazimin e Ballkanit ndaj Prishtinës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ndihet i lumtur me barazimin ndaj Prishtinës, përkundër se më shumë i pëlqeu loja e pjesës së parë.

Ballkani mori një barazim 2-2 në udhëtim te Prishtina, falë një goli të shënuar në minutën e tetë shtesë nga penalltia.

Megjithatë, ky barazim i ka pëlqyer shumë trajnerit të kampionëve, Ilir Daja, i cili ndihet i lumtur me pikën e fituar.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme. Kemi pasur disa situata për të shënuar e për të kaluar në avantazh. Kemi bërë një gabim në ndërtim nga poshtë dhe më pas kemi pasur momente hezitimi”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Më vonë gjatë lojës, ekipet u hapën të dyja, dhe që të dyja ekipet tentuan të bënin gjithçka. Ashtu siç shkoi loja, duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat”.

“Të bësh një pjesë të parë si ajo dhe të marrësh gol në pjesën e dytë na bëri të hyjmë në panik, e më pas morëm edhe golin e dytë”.

“Duke kërkuar me dozë emocionale barazimin e rezultatit, mendoj që e prishëm lojën tonë. Reaguam ndoshta jo me futboll, por me dëshirën për ta dërguar lojën aty ku donim të paktën për rezultatin. Në fund fare, morëm atë që gatuam vetë dhe që bëmë keq në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img