Site icon PrishtinaPress

Ilham Aliyev zgjidhet president i Azerbajxhanit për herë të pestë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka marrë 93,9 për qind të votave dhe ka fituar bindshëm mandatin e pestë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të mërkurë, sipas exit poll.

Sipas exit poll-it në Azerbajxhan, Aliyev mori 93,9 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, ndërsa kandidati i dytë i pavarur që e pasoi mori 1,8 për qind të votave.

Pjesëmarrja në votime arriti në 76.73 për qind, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Azerbajxhanit.

Exit mobile version