Site icon PrishtinaPress

Ilaçi më i vjetër kundër depresionit nga Greqia e lashtë: Besohet me shekuj se ndihmon kundër ankthit dhe stresit të thellë

Grekët janë ndër banorët më të vjetër dhe më të mençur të këtij planeti dhe ilaçi i tyre kundër depresionit ritregohet në mbarë botën

Mënyra pitagoriane e jetës, e cila bazohet në shprehitë e shëndetshme, ushqimin e duhur, aktivitetin e rregullt fizik dhe zhvillimin mendor, është ilaçi më i mirë dhe më i vjetër për depresionin.

Grekët e lashtë besonin se ishte i domosdoshëm kujdesi për trupin dhe mendjen tënde çdo ditë.

Sot, depresioni dhe ankthi janë bërë një nga problemet më serioze shëndetësore të njerëzimit, transmeton Telegrafi.

Ja si e trajtuan grekët depresionin:

Dieta – Mesdhetare

Futni në dietë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3: arrat, vajin e ullirit, salmonin, farat chia, farat e lirit.

Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se këto acide yndyrore veprojnë edhe si një substancë neuroprotektive.

Ushtrime të rregullta

Grekët e lashtë ushtronin mendjen dhe trupin. Ata nuk e ndanin njërën nga tjetra. Ata ushtronin në natyrë, por bënin edhe një mënyrë jetese aktive.

Drita e diellit

Ky është një nga elementët kryesorë të mjekësisë së lashtë greke për depresionin. Nëse mendoni me kujdes, do të kuptoni se rrallë dalim në diell. Ne ulemi në vendet tona të punës, nën ndriçim artificial dhe të rrethuar nga pajisje elektronike. Ky lloj ndriçimi ka një efekt negativ në gjumë, e për rrjedhojë në shëndet. Nëse nuk jeni në gjendje të qëndroni në diell, merrni pika të vitaminës D.

Ju bëni më shpesh atë që ju ndan nga ndjenjat negative

Grekët e lashtë e kuptonin se kënaqësia = relaksim! Kaloni më shumë kohë duke bërë gjëra që ju bëjnë të harroni shqetësimet tuaja. Lejojeni veten të jeni të lirë, të lumtur dhe krijues.

Dialektika

Është aftësia e studimit, adoptimit, diskutimit dhe “kërkimit” të ideve nga më të ndryshmet, si dhe gjetja e kuptimit të jetës. Është shumë e rëndësishme të shoqëroheni me njerëz që ju kënaqin psikologjikisht. Të flasësh me ata që nuk kanë të njëjtin mendim me ty, në mënyrë që të aktivizosh veten mendërisht. Njerëz nga rrethe të ndryshme shoqërore mund t’ju vendosin sfida të reja dhe kështu t’ju largojnë nga jeta e përditshme.

Exit mobile version