-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK: Virusi është kudo, përmbajuni rekomandimeve!

Gjashtë persona të vdekur dhe 178 të infektuar me coronavirus, është epilogu i ditës së shtunë. Këto shifra kanë alarmuar institucionet shëndetësorë në vend, duke bërë që sot kryeminsitri Hoti të thërrasë sot në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore, me të cilët do të diskutojë për veprimet e mëtejme në parandalimin e përhapjes së virusit. Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka apeluar te qytetarët e Kosovës që të zbatojnë rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga virusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar se inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale, bashkë me shtabet komunale, duhet patjetër të zbatojnë ligjin për inspektoratin dhe ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Instituti ka ripërseritur se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

“Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat”, thuhet në apelin e institutit.

Apeli i plotë i IKSHPK:

“Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve!

Zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë shpëton jetë!

Këtë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në apelin e Institutit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me coronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.

Më herët gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga coronavirusi.

Por, në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), ndërkaq 1,416 janë raste aktive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img