0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK: Uji nga Badoci ende i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se uji nga fabrika e ujit në Liqenin e Badocit vazhdon të jetë i papërdorshëm për pije.

“Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit). Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se IKSHPK-ja në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.

Më poshtë keni hartën e zonës PR 03 që furnizohet me ujë  nga Liqeni i Badovcit.

Kanë kaluar pothuajse pesë javë nga njoftimi i IKSHPK-së se vlerat e metalit të Manganit në liqenin e Badocit janë rritur sërish dhe se ky ujë nuk duhet të përdoret për pije apo përgatitje ushqimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img