1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK: Uji i Liqenit të Badocit ende i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

Sipas analizave që kanë kryer gjatë ditëve të fundit, vlerat e nivelit të metalit të Manganit në ujin e këtij liqen janë ulur, por megjithatë vlerësojnë se këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ numër 10/2021, për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.

Sipas këtij udhëzimi, norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L.

“IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin [uji] është i papërdorshëm për pije”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

IKSHPK ka shtuar se ekipet e tyre do të vazhdojnë ta monitorojnë ujin e pijes në liqenin e Badocit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë nga njoftimi i IKSHPK-së se vlerat e metalit të Manganit në liqenin e Badocit janë rritur sërish dhe se ky ujë nuk duhet të përdoret për pije apo përgatitje ushqimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img