Site icon PrishtinaPress

IKSHPK: Shkon në 35 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 35.

IKSHPK bën të ditur se njëri rast i konfirmuar është me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç, transmeton Telegrafi.

“Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

IKSHPK kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale.

Exit mobile version