9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve lokale, por ja vendet që do të votojnë sivjet

IKShPK i ka rekomanduar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që t’i shtyjë zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen më 17 tetor.

Në letrën e IKSHPK-së dërguar Osmanit thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuar dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe projeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet”.

“Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën e IKSHPK-së për presidenten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img