0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK rekomandon që uji nga Badoci të mos përdoret për pije, kjo është arsyeja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ekipet e tyre kanë marrë 16 mostra nga një zonë që furunizohet me ujë nga Liqeni i Badocit, pas njoftimit për ngritje të vlerave të manganit, ku prej tyre 15 kanë rezultuar me tejkalim të standardit të lejuar manganit.

Nga IKSHPK kanë rekomanduar që për këtë periudhë uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret vetëm për higjienë personale dhe ambientale.

“Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve. Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni”, thuhet në njoftim.

Për shkak të kësaj, IKSHPK ka dalë me disa rekomandime për Ujësjellësin “Prishtina”, të renditura si në vazhdim:

• Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;

• Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

• Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;

• Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;

• Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;

• Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img