2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

IKShPK njofton: Për dy javë 1 i vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbi të dhënat dy javore për të prekurit nga COVID-19, shkruan Insajderi

Sipas IKSHPK-së janë regjistruar 67 raste me Covid ndërsa është shënuar 1 rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Përditësim: Situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 në dy javët e fundit

Në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img