IKSHPK-ja me apel të ri: Ejani të gjithë…

126
Advertisement

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar qytetarët që të shkojnë dhe të testohen për koronavirusi në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike.

Advertisement

Në njoftimin për rastet e reja dhe numrin e viktimave të shënuar në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja në javën e fundit ka bërë një apel, që nuk e ka bërë asnjëherë më parë.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mikrobiologu, Lul Raka në një emisision televiziv, ditë më parë ka thënë se ka rënë numri i testime për shkak që ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 270 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktima.

PostAdssFotoja e reklamës