Site icon PrishtinaPress

IKShPK-ja bën thirrje për vaksinimin kundër kancerit të mitrës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje të gjitha vajzave që të vaksinohen kundër Human Papilloma Virusit, i njohur si kanceri i mitrës.

Sipas IKShPK-së, çvit vdesim mbi 3o mijë gra nga kjo sëmundje brenda rajonit evropian të OBSH-së.

“Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030. Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës. Vaksinimi bëhet në shkolla Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund”, bën thirrje instituti.

Exit mobile version