Site icon PrishtinaPress

IKSHPK: Festoni qetë, lëndimet janë të pariparueshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që të festohet qetë dhe me kujdes, duke kërkuar të ruhet shëndet.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se në bazë të statistikave, shumë persona lëndohen nga hedhja e mjeteve piroteknike në vende publike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në reagim.

Ndryshe nga të dhënat doganore thuhet se këtë vit janë importuar 171 mijë kilogramë mjete piroteknike në Kosovë dhe pothuajse të gjitha të ardhura nga Kina. Ndërkaq, vlera e importit thuhet se është rreth 300 mijë euro ose 50 mijë më shumë se vitin e kaluar.

Exit mobile version