Site icon PrishtinaPress

IKShPK: Bien vlerat e manganit në Liqenin e Badocit, megjithëse uji ende të mos konsumohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi.

Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit.

“Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ. Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L. Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjen nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh që vlerat e manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për KRU “Prishtina” që:

IKSHPK njofton se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimit e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

Exit mobile version