Site icon PrishtinaPress

IKShPK bën thirrje që të reduktohen daljet, cilësia e ajrit sonte në Prishtinë është e pashëndetshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ajri sonte në Prishtinë është i pashëndetshëm.

IKShPK-ja i ka ftuar qytetarët që të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet e tjera me ajër të ndotur.

“Sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas IKShPK-së, indeksi i cilësisë së ajrit sonte në Prishtinë është 177.

Exit mobile version