0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

IKShPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike

Qëndroni në shtëpi, ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Për këtë arsye ky institut ka dhënë disa rekomandime.

“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat”.

“Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet”.

“Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrorsjen e dhomave kur ndotja është e lartë”.

“Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura”.

“Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat”.

“Të mos digjet vaj i përdorur goma plastike, mbeturina, thëngill, drunjë të lagësht për ngrohje”.

“Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall”.

“Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img