Site icon PrishtinaPress

IKD kërkon dërgimin e Ligjit për paga në Kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për pagat në sektorin publik.

IKD thotë se reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm, ndërsa shton se ka gjetur se ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficienteve.

IKD thekson se ligji përmban dispozita që cenojnë pavarësinë funksionale të sistemit të drejtësisë dhe që paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik./rtk/

Exit mobile version