1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

IKD: Hekuran Murati ende nuk ndërmerr veprime për zgjidhjen e problemit të pensionistëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) bën të ditur se të premten e javës së kaluar, më 23 shkurt 2024, i janë drejtuar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, me një kërkesë për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues sipas Ligjit për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre.

Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se kjo kërkesë ka ardhur si rezultat i analizës së bërë nga IKD përkitazi me situatën e qytetarëve të vendit, pensionistëve, të cilëve përkundër punës disavjeçare dhe arritjes së moshës së pensionimit, është duke iu mohuar e  drejta në pensionit bazik, si rezultat i keqkuptimit dhe keqinterpretimit të ligjit nga ana e Departamenteve të Pensioneve të MFPT-së.

“IKD po ashtu ka kërkuar që sa më shpejtë të veprohet në drejtim të adresimit të kësaj situate, sepse qasja e MFPT përkitazi me këto raste ka krijuar një situatë të pakëndshme, ku me mijëra qytetarë të Kosovës, të moshave që arrijnë edhe 92-vjeçar, po detyrohen të enden zyrave të Departamenteve të Pensioneve, po detyrohen të vijnë nga rajone të ndryshme, të thella të vendit, duke krijuar shpenzime të panevojshme, vetëm e vetëm për të kërkuar realizmin e një të drejte që u takon”.

“Andaj, IKD ka kërkuar nga Ministri Murati që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij si Ministër dhe pa vonesë të kthejë dhe zbatojë ligjshmërinë përmes nxjerrjes së një akti juridik, përmes së cilit obligon Departamentet e Pensioneve të bëjnë zbatimin e duhur të ligjeve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht të shmangin interpretimin e gabuar që po i bëhet legjislacionit aktual”, thuhet në njoftim. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img