7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

IKD: Edhe Ligji i ri për Këshillin Prokurorial mund të shpallet antikushtetues

Edhe Ligji i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës mund të shpallet antikushtetues.

Kështu vlerëson Instituti Kosovar i Drejtësisë.

Lavdim Makshana, hulumtues i lartë në këtë institut, në Info Magazine në Klan Kosova i dha disa nga arsye se pse mund të ndodh kjo.

“Me ligjin e ri Këshilli Prokurorial pritet t’i ketë 19 antarë deri në vitin 2026-të, ku këshillit do t’i shtohen edhe tetë anëtarë joprokurorë. Ne si IKD dhe Lëvizja Fol po ashtu kemi konsideruar se ndryshimet e reja janë në kundërshtim me Strategjinë për Sundimin e Ligjit, me opinionin e Komisionit të Venecias dhe me vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Makshana.

“Strategjia për Sundimin e Ligjit në asnjë nga parimet e saj nuk e kishte parashikuar rritjen e anëtarëve të këshillit, por kishte thënë që duhet të zvogëlohet numri i anëtarëve prokurorë. Po ashtu edhe nëse i shohim opinionet e Komisionet e Venecias, në njërën prej tyre thuhet se numri i anëtarëve në Këshillat Prokurorial nuk duhet të rritet, për shkak se kjo është zgjidhje shumë e kushtueshme”, theksoi ai.

Ky ligj herën e parë ishte shpallur antikushtetues.

Qeveria e Kosovës e ka bërë plotësim-ndryshimin e tij dhe e ka miratuar më 12 korrik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img