0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

IKD: Deklaratat e kryeministrit janë ndërhyrje direkte në drejtësi

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, Lavdim Makshana nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka deklaruar se nuk është hera e parë që kryeministri deklarohet publikisht kundër sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, kryeministri i vendit nuk do të duhej të fliste për emërimet e prokurorëve, sepse nuk ka asnjë kompetencë për ta bërë këtë.

Ai ka thënë se propozimet për prokurorië i bën Këshilli Prokurial i Kosovës e pastaj dekretimi i takon vetëm presidentit të vendit.

“Në seancën e fundit unë kam parë dy anët, akuzatë e qeveritarëve kundër prokurorisë dhe ana tjetër e opozitës që po ja bënë gjyqin publik Nagip Krasniqit. Ajo që është dasht me u pa prej dy palëve është që drejtësia me u lanë e lirë me vendos për rastin”, është shprehur ai.

“Kryeministri në rastin konkret të emërimit të kryeprokuroit nuk e ka asnjë kompetencë dhe nuk është në diskrecionin e tij që të vendos nëse dikush duhet të bëhët prokuror apo jo, për shkak se kjo kompetencë i takon presidencës së Republikës së Kosovës. Ne si IKD kemi qenë kundër dekretimit të z.Blerim Isufaj për kryprokuror të shtetit dhe kemi pasur arsyet tona për shkak të mos integritetit të procesit të rekrutimit, por kur vijnë deklarata si këto ato konsiderohen si ndërhyrje”, ka thënë  Lavdim Makshana nga IKD.

Sipas tij edhe më herët ka pasur raste kur politikanët kanë përmendur me emra gjyqtarësh e prokurorësh për raste të caktuara dhe sipas tij, këto paraqesin ndërhyrje direkte të sistemin e drejtësisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img