Site icon PrishtinaPress

IHMK paralajmëroi vërshime, mbrëmë uji mbuloi disa vende në Kosovë

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi jonë ditëve në vijim mund të përballet me vërshime.

Dhe kjo ndodhi.

Gjatë orëve të pasdites së të dielës, në shumë qytete e fshatra të Kosovës ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima, por edhe breshër.

Si pasojë rrugët në disa qytete janë vërshuar.

Siç raporton Peja në Fokus, shumë rrugë të Pejës përfshirë  Qendrën Zejtare dhe qendrën e qytetit janë vërshuar.

Reshje të mëdha shiu, kanë vërshuar edhe rrugën Komoran – Drenas.

Kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata në atë rrugë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin dhe Fushë Kosovën, ku ka pasur poashtu vërshime të rrugëve.

Lidhur me këtë, Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.

Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve.

Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.

Po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.

Ndryshe, përmes një njoftimi për media, Instituti tha  se reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore.

Situatë e tillë me reshje pritet të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim, ku sipas parashkimit, nga nesër me datë 12 qershor pritet që të ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do jenë më intensive, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal.

Si pasojë e këtyre reshjeve, thotë Instituti, do të ketë tejlakim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, e problem në bujqësi.

Këto reshje mund të kenë ndikim në pjesën veriore në Pellgun e Ibrit, sistemtet lumore të Sitnicës së Llapit, e Drenicës.

Ndërsa në pjesën peëndimore, jugore dhe lindore mund të kenë ndikim në Pellgun e Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës.

Exit mobile version