0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Idrizi: Vushtrria s’ka investime kapitale për 2023, elektorati do t’ia mbajë mend Kurtit

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se s’ka investime kapitale nga Qeveria për vitin e ardhshëm në komunën e Vushtrrisë. 

“Nuk kemi projekte. Nga Qeveria e kemi buxhetin tonë, por për Qeverinë po flas, s’kemi investime kapitale edhe pse patëm situatë të vështirë me vërshimet”.

Ai tha se iu ka bërë thirrje edhe deputetëve nga Vushtrria që janë në Kuvendin e Kosovës, derisa shtoi se pas dërgimit të kërkesave të tij në e-mail, është i gatshëm edhe të takohet me ta.   

Ndërkaq, Idrizi kritikoi kryeministrin Kurti për mungesën e investimeve kapitale. 

“Nuk dua të besoj që kryeministri mundet të lëshohet në koncepte partiake apo provinciale, për shkak se në zgjedhjet e shkurtit në Vushtrri ka fituar 64 përqind e votave dhe elektorati e ka në mendje këtë. Ka përgjegjësi edhe ndaj atyre, jam i bindur që kanë me mbajtë në mend çdo veprim të tij, por edhe timin”. 

Megjithatë, Idrizi tha se do të komunikojnë sërish me ministritë. 

“Ajo çka ne kemi kërkuar dhe hartuar projektet janë disa, që ne do ti paraqesim prapë te ministritë e linjës. Nuk do t’i humbim shpresat se ne do t’i çojmë detaje ministrive. Për vitin 2023 nuk ka planifikim buxhetor”. 

Ai tha se pas zgjedhje tanimë është kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim partie. 

“Është ulur flamuri i partisë. 99 fije më lidhin me qytetarët dhe 1 fije me partinë. Ta bëjnë edhe të tjerët këtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img