Site icon PrishtinaPress

Idrizi ndërpret punën në një rrugë të Vushtrrisë: Nuk lejoj punë shkel e shko

Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka ndërprerë punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan të Vushtrrisë.

Ai tha se arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore, mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja.

Tutje, Idrizi në postimin e tij ka thënë se nuk lejon punë, siç është shprehur, “shkel e shko”.

“Nuk lejoj punë shkel e shko! Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa”.

“Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko”, ka shkruar ai.

Exit mobile version