Site icon PrishtinaPress

“Idiotë që fshehin të vërtetën”, Sanduloviq: Vuçiq nuk dallon aspak nga Millosheviqi

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka akuzuar regjimin aktual të drejtuar nga Aleksandar Vuçiq se nuk dallon aspak nga ish-regjimi i Sllobodan Millosheviqit i viteve të nëntëdhjeta.

Në 25-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, Sanduloviq theksoi se në mediat serbe shfaqen kriminelë të luftës, mbeturinat e regjimit të Millosheviqit, “ekspertë” e “analistë” të ndryshëm, nacionalistë dhe idiotë që fshehin të vërtetën e bombardimeve të Serbisë.

“A jam unë i vetmi nga të gjithë politikanët në Serbi që pyes të njëjtin regjim komunist që është në pushtet tani dhe ishte në pushtet atëherë në 1999? Më duket se duhet dhe prandaj i pyes nëse e mbajnë mend pse atëherë 19 shtete të aleancës së NATO-s bombarduan Serbinë? Sepse ne jemi një popull qiellor që jemi më të mirë se gjithë të tjerët dhe prandaj të gjithë na urrejnë?! Jo, banda komuniste që është sërish në pushtet në të njëjtën përbërje si në vitin 1999, NATO bombardoi Serbinë sepse e gjithë bota shikonte se si ju vrisni, grabitët, sakatuat dhe dhunonit për vite me radhë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në fund në Kosovë. Fillimisht flisni për shkaqet, pastaj turp për pasojat,” ka shkruar Sanduloviq në rrjetin social X.

Sanduloviq ishte rrahur brutalisht nga BIA serbe pas homazheve që bëri sivjet në Prekazin legjendar të Adem Jasharit.

Exit mobile version