1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Identifikohet personi që kreu sulmin e dyshuar vetëvrasës në Liverpool

Një person që kreu një sulm të dyshuar vetëvrasës thuhet se hodhi vetën në erë me një pajisje të bërë vetë jashtë një spitali materniteti në Liverpool, duke detyruar që niveli kombëtar i kërcënimit terrorist të ngrihet për herë të parë pas disa muajsh mes frikës për një tjetër sulm të mundshëm.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, policia kundër terrorizmit tha mbrëmë se ata “besonin fuqishëm” se njeriu i vdekur ishte Emad al-Swealmeen, 32-vjeçar, i cili kishte udhëtuar me një taksi për në spital nga një adresë që ai kishte marrë me qira së fundmi disa milje larg.

Policia tha se nuk mund të ishte e sigurt nëse spitali kishte qenë objektivi i synuar, dhe nëse pajisja ishte ndezur para kohe, zyrtarët e NHS-s mbrëmë këshilluan të gjitha spitalet të rishikonin masat e tyre të sigurisë.

Emad al-Swealmeen

The Guardian kupton se al-Swearlmeen e kishte ndryshuar emrin e tij në Enzo Almeni. Derisa u raportua nga Daily Mail se ishte konvertuar në fenë krishtere nga ajo islame në vitet e fundit.

Shoferi i taksit David Perry, mori një tarifë në Rutland Avenue, Liverpol, pak para orës 11:00 të së dielës. Burri kërkoi të dërgohej në spital, rreth 10 minuta larg.

Perry mund të shihej duke u penguar nga automjeti i tij i zi por ik për siguri përpara se automjeti të shpërthejë. Ai u trajtua për lëndime të rënda dhe u lirua të hënën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img