Site icon PrishtinaPress

Identifikohet një tjetër organizator i sulmeve në veri, Sveçla i publikon identitetin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbi arrestimin e një serbi tjetër, i cili dyshohet të ketë organizuar sulmet në veri të vendit.

Nemanja Vllaskovic, është huligani serb që, sipas ministrit Sveçla, ka sulmuar gazetarë në Leposaviq, ditën e 29 majit.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.  Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë” ka thënë mes të tjerash Sveçla.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.

 

Exit mobile version