Site icon PrishtinaPress

Identifikohet lokali në Skënderaj ku luheshin lojëra të fatit, krejt çka u sekuestrua

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, mbrëmë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në rrugën “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

“6 televizorë, 7 monitor, 7 shtëpiza te kompjuterit, 3 printer, 2 lexues të tiketave dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, njofton policia.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”, përfundon njoftimi./Prishtinapress/

Exit mobile version