Site icon PrishtinaPress

Identifikohet 20-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali, dy të dyshuar

Enriko Aliaj është 20-vjeçari me kombësi shqiptare që humbi jetën të premten në mbrëmje pasi u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s.

I dyshuari kryesor është vëllai i viktimës. 18-vjeçari jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

Në shtëpi në momentin e krimit, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.

Megjithatë dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende lmister. Karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës me të cilën është qëlluar Enriko Aliaj.

Exit mobile version