2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Identifikohen vrasësit e policit malazez, mediat malazeze raportuan se ishin nga Kosova – dolën të jenë nga Shqipëria

Policia malazeze ka bërë të ditur se të arrestuarit lidhur me vrasjen e policit kufitar pritet të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Podgoricës në ora 16, shkruan Vijesti.me.

Mediat malazeze por edhe autoritetet e sigurisë orë më parë, patën raportuar se autorët e vrasjes së policit malazez janë shtetas të Kosovës, por në fund doli se ata janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Shtetasi i Shqipërisë, Luan Hasanaj, 43-vjeç, raportohet se qëndron prapa vrasjes së policit malazez Millutin Lekoviq, 41-vjeç, kanë bërë të ditur në zyrën e drejtorisë së policisë malazeze.

Me të ishin edhe Lulzim Hasanaj, 49-vjeç dhe Nure Hasanaj, 67, gjithashtu shtetas të Shqipërisë. Tre të arrestuar kishin deklaruar se janë shtetas të Kosovës.

Sipas mediave malazeze, gjithashtu raportohet se vrasësin e policit malazez, autoritetet e sigurisë në Shqipëri e kërkojnë për vrasje, tentim vrasje dhe armë mbajtje pa leje.

L.H e kërkojnë për vrasje, derisa 67-vjeçarja e arrestuar kërkohet për kërcënim, kurse brenda policisë kanë bërë të ditur se të arrestuarit pritet që pasdite të shfaqen në bankën e të akuzuarve në Podgoricë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img