Site icon PrishtinaPress

Identifikohen tre të miturit që dogjën derën e Kishës në Prizren, pranojnë fajin

Identifikohen fëmijët që dëmtuan derën e një kishe në Prizren

Rasti i dëmtimit të derës së kishës ortodokse ishte raportuar me datë 17 prill 2023 në ora 23:09 minuta, kur një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.

I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija” – kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti.

Ndërsa sot me datë 19 prill 2023, pas analizimit të gjitha provave të mundshme kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë tre të dyshuarit të mitur (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të cilët dyshohen se kane qene të përfshirë në këtë rast.

Në konsultim me Prokuroren Kujdestare tre të dyshuarit-të mitur lirohen ne procedure te rregullte./PrishtinaPress/

Exit mobile version