Millorad Dodik, Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinë, ka dhënë një ide për të zgjeruar territorin e Shtetit të Serbisë, njofton Klan Kosova.
Ai në një intervistë për gazetën serbe Kurir, ka thënë se do të duhej të bëhej bashkimi i Republikës Serbe të Bosnjës, Serbisë dhe bashkë me to edhe katër komunave të Kosovës të banuara me serbë në veri.
Kjo, sipas Dodik do të ofronte një zgjidhje afatgjatë për stabilitetin në Ballkan.
“Kosova është një çështje e dhimbshme, por ne duhet të hapim dialogun me serbët dhe të themi se katër komunat duhet të mbesin brenda Serbisë”, ka thënë Dodik.
“Kjo do të ishte një stadisfaksion për serbët. Kjo do të largonte ndjenjën nga serbët se janë poshtëruar në tërë këtë situatë”.