“Doping i lirë në një sport të lirë“. Mund të jetë ky slogani ideal i idesë së çmendur që vjen nga një biznesmen australian, që ka si synim ka ta organizojë një Olimpiadë me sportistë që përdorin doping.
Aron D’Souza, president i Enhanced Games, ka objektiv për të mbështetur legalizimin e dopingut për të përmirësuar paraqitjet e atletëve.
Sipas tij, do të jenë 5 disiplinat që duhet të zhvillohen në dhjetor 2024: atletika, noti, peshëngritja, gjimnastika dhe sportet e dyluftimit.
“Modeli i Olimpiadës është krisur, – thotë D’Souza që vazhdon, – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është një parti moniste prej më shumë se 100 vjetësh, dhe tani ka një parti opozitare. Ne jemi gati për betejë“.
Ideuesi i Olimpiadës së Dopingut, është i bindur se ‘atletët janë në moshë madhore dhe kanë të drejtë të bëjnë me trupin e tyre çfarë të duan’, transmeton tch.
“Trupi im, zgjedhja ime, trupi jot, zgjedhja jote. Asnjë qeveri, asnjë federatë sportive nuk duhet ta marrë këtë vendim për atletët. Dhe në veçanti për produktet e aprovuara nga departamenti i Food and Drugs“.
Ai ka dhe një faqe web, me një video që pretendon se shfaq “njeriun më të shpejtë në botë“.
“Ka thyer rekordin e 100 metrave të Usain Bolt, ka zhbllokuar potencialin e vërtetë atletik të trupit të tij, – lexohet aty teksa shkrimi vazhdon, – por bota ende nuk është gati për të.
Olimpiadat e urrejnë dhe ai do të hakmerret“. Faqja në fjalë fton tifozët të vijnë dhe ta shohin të garojë në “Enhanced Games 2024”.
Veç të tjerash faqja në internet akuzon Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se denigron atletët e kapur me doping, duke bërë edhe një listë të rekordeve botërore që janë arritur me doping dhe për pasojë nuk janë njohur nga Komiteti Olimpik.