Ibrahimoviq thumbon keq Messin, Neymarin dhe Mbappen, thotë se Ligue 1 i mungon “Zoti”
Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq këmbëngul se ai nuk ka nevojë për Francën dhe ka thumbuar Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin.
Sulmuesi kuqezi ka dhënë një intervistë për Canal+ në Francë dhe ka pushtuar ballinat e mediave ndërkombëtare me një citim për treshen e PSG-së.
“Që kur u largova nga Franca, gjithçka është në rënie”, ka deklaruar fillimisht suedezi.
“Nuk ka asgjë për të folur më në Francë. Është Franca që ka nevojë për mua, unë nuk kam nevojë për Francën”.
“Edhe nëse keni Neymarin, Mbappen, Messin, nuk ju ndihmon sepse nuk e keni zotin”, ka shtuar më tej ai.
Ibrahimoviq kaloi katër sezone me gjigantin e Ligue 1 duke shënuar 156 gola në 180 paraqitje./Prishtinapress/