Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim në derbin mes Milanit dhe Juventusit javën e kaluar.
Lëndimi i suedezit ka shqetësuar kampin kuqezi, por nuk është i rëndë siç u duk në fillim.
Por vizitat e fundit mjekësore që ka bërë sulmuesi suedez e kanë qetësuar kampin e Milanit dhe trajnerin Stefano Pioli.
Doktorët e Milanit i kanë dhënë dritën e gjelbër suedezit që të filloj fillimisht stërvitjet i diferencuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Që nga 1 shkurti, Ibra mund t’i bashkohet pjesës tjetër të lojtarëve dhe kësisoj pritet të jetë i gatshëm për derbin ndaj Interit.
Milan do të përballet me Interin më 5 shkurt, derisa Ibra pritet të jetë në fushë, nëse jo nga minuta e parë së paku nga banka rezervë.