Zlatan Ibrahimovic ka rrëfyer një moment interesant nga koha kur ai ishte pjesë e Manchester Unitedit.
Ish-sulmuesi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” nga vera e vitit 2016, deri në mars të vitit 2018, shkruan Gazeta Express.
Në autobiografinë e tij “Adrenaline”, Ibrahimovic zbuloi se çfarë e befasoi atë në një nga klubet më të pasura dhe më të fuqishme në botë.
Ai kujtoi kohën kur Man United ia kishte hequr një paund (1£) nga paga, pasi kishte pirë një lëng nga një “mini-bar” i hotelit.
“Një gjë më befasoi: të gjithë mendojnë për Unitedin si një klub të madh, një nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë dhe nga jashtë kështu më dukej. Por, sapo isha atje gjeta një mentalitet të vogël, të mbyllur”, është shprehur mes tjerash 41-vjeçari.
Ibrahimovic pastaj shpjegoi rastin për lëngun, si dhe duke treguar letrat e tij vetëm për të hyrë në objektin e terrenit stërvitor të klubit në Carrington.
“Një ditë isha në hotel me ekipin para një loje. Më erdhi etja kështu që hapa ‘mini-barin’ dhe piva një lëng frutash. Ne luajtëm dhe më pas shkuam në shtëpi. Kaloi pak kohë. Më vjen fletëpagesa. Normalisht nuk e shikoj. E bëj këtë vetëm në fund të vitit për të parë hyrje-daljet. Por, atë herë, nuk e di pse, isha kurioz dhe kuptova se më kishin hequr një paund nga paga mujore”.
“Unë thirra menaxherin e ekipit: ‘Më falni, pse më kanë hequr një paund nga paga’. Menaxheri i ekipit e shikoi dhe më tha: ‘Ishte lëngu i frutave nga minibari’. ‘Po tallesh, seriozisht?’ – ‘Jo, nuk jam. Këtu, nëse porosit diçka, duhet të paguash për të’…’Sigurisht, por unë nuk shkova në hotel me dëshirën time. Nuk isha me pushime. Ishte vendi im i punës. Unë isha atje për Manchesterin. Nëse më duhet të luaj dhe kam etje, duhet të pi. Nuk mund të shkoj në fushë i dehidratuar’. A mund ta besoni? Një kurajo? Diçka e tillë nuk do të ndodhte kurrë në Itali. Këto janë detajet që bëjnë diferencën dhe fitojnë respektin e lojtarëve”, është shprehur ish-reprezentuesi i Suedisë.