-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ibrahimi tregon dallimin e dy modeleve të Asociacionit të propozuara nga Kurti e Vujiçiq

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka treguar dallimin e dy propozimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në modelin e Grupit Menaxhues të kryesuar nga Danijela Vujiçiq sipas Ibrahimit, Asociacionit i janë dhënë kompetenca të jashtëzakonshme dhe se i njëjti thotë ai, flet për burime natyrore e planifikim urban.

“Dallimi është si nata me ditën. Te çështja e variantit të propozuar nga Vujiciq dhe grupi i saj i Beogradit, dhe i kanë marrë direktivat nga atje, aty s’ka të bëjë me një mekanizëm i cili quhet Asociacion. Aty i kanë dhënë kompetenca të jashtëzakonshme. Përveç që s’kanë thënë që duhet me organizu armatën. Në burime natyrore, në planifikim urban. Do të thotë aty s’ka të bëjë me një mekanizëm që quhet Asociacion. Gjithashtu në preambul thuhet se bazohet në kartën evropiane mbi qeverisje lokale, që s’ka të bëjë fare me të.”, tregoi Ibrahimi në Politiko.

Ndërsa draft-vizioni i propozuar nga kryeministri Albin Kurti i ngjashëm me modelet kroate, sipas Ibrahimit nuk u lejon kompetenca ekzekutive komuniteteve, pavarësisht se në Kroaci ekzistojnë disa modele të tilla.

Dhe se siç thotë Ibrahimi, në Kroaci këto modele llogaritën sikurse shoqata që nuk janë të thirrur në mbrojtje të interesave të etnive.

“Në Kroaci janë dy Asociacione, ata i thonë shoqata. Shoqata e qyteteve dhe ajo e komunave. Edhe ata sikur ne që jemi Asociacion, nuk i mbrojmë interesat e etnive. Në Kroaci ekzistojnë Asociacione të bazuara në kartën evropiane mbi qeverisje lokale dhe e kanë rolin e njëjtë si Asociacioni që e drejtojë unë. Me automatizën nuk kanë kompetenca.”, tha tutje Ibrahimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img