Site icon PrishtinaPress

Ibrahimi: Qeveria ka bllokuar xhirollogarinë bankarë të Komunës së Suharekës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se Komunës së Suharekës i është bllokuar xhirollogaria bankare nga Qeveria e Kosovës si pasojë e kontratës kolektive.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i dëgjojë kërkesat e komunave për kontratën kolektive.

“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka njoftuar Ibrahimi.

Exit mobile version