Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë një status pas zhvillimeve në veri që besohet se i dedikohet kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Ai ka thënë se “kokëfortësia nuk është trimëri, por budallaki.”
Ibrahimi ka përmendur edhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar shtetndërtimi i Kosovës, dhe të cilat sipas tij nuk do të kryheshin me kokëfortësi.
Ky është statusi i plotë i tij:
Kokëfortësia nuk është trimëri, por budallaki. Nëse do të ishim kokëfortë, nuk do ta kishim as Marrëveshjen e Rambujesë, as atë të Vjenës. Nëse do të ishim treguar kokëfortë, nuk do ta kishim shpallur as pavarsinë me gjithë ato kompromise që na u desh ti bëjmë, që nga flamuri e deri te kushtetuta.
Me kokëfortësi, moti do të kishim “marrë veriun” madje edhe deri te Molla e Kuqe do të shkonim. Por ajo kokëfortësi është budallaki, madje edhe më keq.
Të gjitha që i kemi arritur, janë arritur me urtësi dhe menquri. E menquria më e madhe është treguar në bashkrendimin e interesave tona me ato të aleatëve ndërkombëtarë.
Deri sot kjo na ka dale mirë./Prishtinapress/