3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ibrahimi: Kurti e as Murati s’kanë pasur vullnet për ta zgjidhur çështjen e kontratave kolektive

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka qenë mysfiri i radhës në ‘Reel Talk’ me gazetarin Nebih Maxhunin, që transmetohet çdo të diele në Periskopi dhe T7.

Ai ka folur për kontratat kolektive, i cili tha se kryeministri Kurti dhe as ministri Murati nuk kanë pasur vullnet për ta zgjidhur këtë çështje.

Sipas Ibrahimit, deri tani gjatë këtij viti iu kanë ndalur komunave të Kosovës rreth 60 milionë euro.

“Cështjen e kontratës kolektive ne e kemi diskutuar disa herë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, mirëpo aty nuk kanë pasur vullnet për ta zgjidhir. Tani këtë çështje e kemi adresuar tek parlamenti. Gjithë kryetarët e komunave kërkojnë që për vitin 2025 të parashihet një vijë buxhetore vetëm për mbulimin e kosots financiare që po buron nga kontrata kolektive, sepse vetëm në këtë vit deri tani, sepse mund të vazhdoj trendi i marrjes së mjeteve financiare, komuna të Republikës së Kosovës iu kanë marrë mbi 60 milionë euro…”, u shpreh ndër të tjera Ibrahimi për Periskopin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img