9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ibrahim Kelmendi sqarohet edhe për vrasjet e pasluftës

Ibrahim dhe Qerim Kelmendi ishin dy emrat që u apostrofuan mbrëmë nga dëshmitari Shkumbin Mehmeti  i cili i akuzoi të njëjtit si të përfshirë në vrasjet e pasluftës, respektivisht zyrtarëve të LDK-së.

Ibrahim Kelmendi thotë se fatmirësisht ose fatkeqësisht, gjithë vëllazëria ishin aktive ne veprimtarinë çlirimtare të Kosovës dhe atyre që ishin kundër, na janë vardis këtu e katër dekada, me luftë të përkushtuar speciale, për të na penguar në veprimtari, transmeton Indeksonline.

“Pra, dushimet po i prodhojnë ata që nuk dyshojnë, por po prodhojnë luftë speciale, shopifëse, dezorientuese, tashmë si hakmarrje, meqë ne kemi dalë të fituar”, thuhet në reagimin e Kelmendit.

Letra e plotë:

  1. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, gjithë vëllazëria ishin aktive ne veprimtarinë çlirimtare të Kosovës dhe atyre që ishin kundër, na janë vardis këtu e katër dekada, me luftë të përkushtuar speciale, për të na penguar në veprimtari. Pra, dushimet po i prodhojnë ata që nuk dyshojnë, por po prodhojnë luftë speciale, shopifëse, dezorientuese, tashmë si hakmarrje, meqë ne kemi dalë të fituar.
  2. Pyeti ata që na akuzojnë. Pjesërisht përgjigjen e ke ne përgjigje pararëndëse.
  3. Urrejtjen ndaj Tahir Zemajn e kam qysh kur ia kam dëgjuar merin, se ishte kudër ushtarak e policor, por merrej edhe me veprimtari si narkodiler dhe me veprimtari antishqiptare. Në Gjermani jam ndie i turpëruar për veprimtarinë e tij kriminale, ishte edhe në burgje. Gjatë lufte bëri diverzion me pasoja të mëdha. Urrejtja është e drejtë elementare e njeriut dhe vetëm njeriu i arsyeshëm urren kriminelët e çmon fisnikët.
  4. Policinë e Kosovës nuk po e akuzoj, por disa marioneta të Serbisë që janë penetruar në krye të policisë së Kosovës. Ndërsa, nëse ke bindjen se jam i sëmut psiqik, atëherë nuk je edhe ti kerjtësisht normal, që i drejton këso pyetjesh të smutit psiqik.
  5. Edhe pyetja, kujt i shërbej, është budallicë, meqë asnjë spiunë nuk guxon të tregon, kuj i shërben. Ndërsa jam i lirë, sepse jam i pafajshëm, por edhe për inat tëndin!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img