Këshilltari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka folur për mundësinë e një transferimi të përhershëm të Joao Felixit.
“Gjithçka është e mundur”, ka thënë Ibrahimoviqi.
“Duam t’i besojmë Joaos në mënyrë që t’i shohim performancat e tij më të mira, pastaj gjithçka është e mundur”, ka thënë Ibra për Sky.
Mbetet të shihet nëse ata do të arrijnë një ujdi me Chelsean për një çmim të volitshëm nëse e pëlqejnë portugezin.