Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi tha se ekziston mundësia që Serbia të provojë edhe një herë një sulm terrorist, i ngjashëm me atë të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ibishi tha se ne kemi kemi kapacitet që t’i përgjigjen sulmeve të tilla.
“Policia e Kosovës shpejt e neutralizoi grupin. Çdo mundësi për të ardhmen do të ketë pasoja pë rata grupe që do t’i infiltrojë Serbia.”, tha ai në DPT te Fidani.
Ibishi tha se mund të bëhen sulme me dronë apo akte të tjera terroriste, duke e ndërruar strategjinë.
Ai foli për paralajmërimet nga krerët e shtetit për rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Serbia.
“Përkundër që situata duket e qetë, prapavija e asaj cka përgatititi, presidenti autoktrat i Serbisë paralajmëroi që vitin 2024 do te këtë mundësi për luftëra. Ajo dihet që ai i përcon kërkesat e Putinit nuk është se duhet të injorohen kërcënimet nga Rusia që i përçon por edhe Serbia. Gjithë kjo tregon që përveç dy vatrave të zjarrit në Ukrainë dhe luftës Izrael-Hamas, tregojnë se situata në Ballkan është e tensionuar. Përkundër që situata në Ballkan është stabile, deklaratat e kryeministrit dhe presidentes, krejt vlerësimet vijnë nga AKI në bashkëpunim me agjencitë simotra, paralajmëtonë mundësi dhe zhvillime me kërcënime të mundshme. Më mirë t’i prihet me paralajmërime sesa ajo të na gjejnë të papërgatitur, por rreziku është real.”, tha ai.
Ibishi tha se nuk e sheh mundësinë se Serbia ta pushtojë Koson me trupa, sepse e din cka e pret, sepse e ka provuar më 1999.
“Serbia nuk guxoj të bëjë invadim ushtarak. Cdo tensionim I Kosovës, ka ardhë deri në kufi dhe është zbrapsur”, shtoi Ibishi.
Sipas tij, kërcënimet që bëhen nga Vuçiq më tepër janë për konsumim të brendshëm.
Ai tha se koncentrimi i trupave serbe, tashmë është më shumë në tri komunat me shumicë shqiptare, të Luginës së Preshevës, duke bërë presion mbi shqiptarët atje që të shpërngulen.