Një grua ka raportuar se një burrë i ka vjedhur kuletën në të cilin kishte para dhe dokumente personale si dhe një telefon mobil.
Për këtë rast i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga i dyshuari dhe i janë kthyer ankueses.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Gjilan.
Raporti i plotë:
Gjilan 10.05.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte vjedhur portofolin e ankueses femër kosovare në të cilin ankuesja kishte para dhe dokumente personale si dhe një telefon mobil. Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga i dyshuari dhe i janë kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.