Një i mitur në Prishtinë ka njoftuar se disa persona nga një veturë ia kanë thirrur emrin dhe kanë shtënë me armë zjarri një herë në ajër e më pas janë larguar.
“KANOSJE- Prishtinë / 30.12.2023 – 23:20. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se persona të pa njohur nga një veturë, pasi që kanë thirrur ankuesin në emër kanë shtënë një herë në ajër dhe janë larguar. Është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.”